Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka ri-konfirmuar dhe sqaruar publikisht funksionimin e shërbimit të ekipeve mobile, i cili lehtëson procesin e lajmërimit gjashtëmujor për pensionistët që kanë vështirësi në lëvizje.
Ky projekt, i lansuar në gusht të vitit 2023, u mundëson pensionistëve të vazhdojnë verifikimin e statusit të tyre, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve.
Kush Përfitojnë nga Shërbimi Mobil?
Ky shërbim është dedikuar specifikisht për dy kategori pensionistësh:
- Pensionistët me probleme shëndetësore që e kanë të pamundur të vizitojnë zyrat.
- Pensionistët mbi moshën 80 vjeçare.
Si të Kërkoni Vizitën në Shtëpi?
Për të përfituar nga shërbimi, pensionistët, ose dikush nga familjarët e tyre, mund të dërgojnë kërkesë përmes telefonit ose e-mailit. Mjafton të ofrohen të dhënat e sakta të pensionistit dhe arsyeja e kërkesës.
Ekipet mobile të Ministrisë punojnë 7 ditë në javë për të siguruar mbulim të rregullt dhe në kohë të të gjitha familjeve që kanë nevojë.

Be First to Comment