“Nuk do të lejojmë më askënd të sulmojë të bombardojë dhe të granatojë institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike në zemër të Ballkanit. Ju e dini më smrë se unë se është një situatë e rrezikshme.”, thuhet në një tjetër mesazh.
Ndan momentet nga takimet me figura të rëndësishme që nga Ibrahim Rugova, Silvio Berlusconi e te Erdogan. Në fund e përmbyll me mesazhin e Nanos për 30 vjetorin e themelimit të PS-së.
“Ne kemi ditur dhe mundur të ruajmë traditat më të mira, të ripërtërijmë vetveten dhe të ndryshojmë Shqipërinë, duke u përballur me sfifat e zhvillimit dhe ecur me hapin e kohës.Ta kalojmë stafetën nga etërit te bijtë duke mbajtur në pararojë të shoqërisë një forcë shumë brezash, e cila po e europianizon Shqipërinë me energjinë e rinisë dhe pjekurinë e veteranëve. Le të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqiprinë në standartet e BE, për zhvillimin ekonomik, për sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Ky është misioni historik dhe sfida jonë me kohë dhe me vetveten. Askush tjetër nuk mund ta përmbushë këtë mision pa arritur këtë pikë të pakthyeshme gjithçka kemi bërë do të mbetet punë e papërfunduar. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardha për Shqipërinë dhe për brezat që vijnë. Rrofshi dhe qëllofshi gjithnjë në shenjë.”

Be First to Comment