Një plagosje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e sotme fshatin Gjormë, në bashkinë e Selenicës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të fshatit, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë dhe ka mbetur rëndë i plagosur, por me pas ka nderruar jete rruges per ne spital.
Sipas informacioneve paraprake, viktima Dalian Alliaj kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij, i ciil eshte babai i Bertil Alliajt, ku ky i fundit njihet si nje prej pjesetaeve te Masakres se Coles.
Gjatë kohës që ka qënë te dera, Dalian Alliajt i është afruar një person dhe e ka goditur duke u larguar më pas. Kanë qënë vet familjarët që e kanë transportuar në spital por ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Po hetohet si pista e hakmarrjes por dhe pista të tjera. Dalan Alliaj figuron pronar i pikës së pjesëve të këmbimit të automjeteve në Levan Allidagu.
Ende nuk dihen motivet që çuan në konflikt, ndërsa autori i ngjarjes nuk është identifikuar deri më tani. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Burimet policore thane se hetimet jane perqendruar ne pisten e hakmarrjes, por nuk perjashtohen dhe pista te tjera. Per kete ngjarje jane thirrur ne polici edhe kusherinjte e viktimes, te cilet po japin deklaratat perkatese mbi rrethanat e krimit.

Be First to Comment