Skip to content

Vdekja e Fatos Nanos, trondit publikun me fjalet e renda deputeti i vjeter

Në një reagim publik, Strazimiri shkruan se edhe pse Nano kishte potencialin për të reformuar Partinë e Punës pas rënies së komunizmit, ai zgjodhi rrugën e kompromisit dhe e la Shqipërinë peng të së shkuarës komuniste.

“Kam bindjen se Fatos Nano, kur pranoi të drejtonte Partinë e Punës në vitin 1991, mendonte seriozisht se mund ta reformonte për ta shndërruar në një forcë të majtë evropiane.
I kishte të gjitha cilësitë për ta bërë – ishte qytetar, intelektual, i lexuar dhe i qartë për dëmet që Partia e Punës i kishte shkaktuar vendit,” – shkruan Strazimiri.

Lexo gjithashtu:  “Merre dhuratën, s’e di a do jem gjallë”- 3 të vrarë dhe mbi 10 të pl*gosur, si u shndërrua dëshira për faljen e gjyqeve në skenë lufte

Por sipas tij, Nano nuk pati kurajon politike për të bërë ndryshimin e vërtetë në momentin historik kur Shqipëria kishte nevojë për reformim.

“Mjerisht, nuk pati guximin që në momentin e parë, në qershor të vitit 1991, kur ‘shndërrimin’ e Partisë së Punës e quajti thjesht ‘ndërrim emri’. Ai drejtoi vendin mbi këtë mungesë kurajoje, duke shkaktuar edhe më shumë dëme, i bindur se ky popull nuk e meritonte më shumë,” – vijon Strazimiri në reagimin e tij.

Lexo gjithashtu:  Alfred Cako shperthen me fjale te ndyra ndaj Fatos Nanos, e akuzon si vrasesin e deputetit…(Zbulohet arsyeja)

Deputeti thekson se Nano e identifikonte “popullin” me strukturat e vjetra të regjimit komunist dhe jo me qytetarët e zakonshëm.

“Për të, ‘popull’ ishin komunistët, veteranët, shefat e kuadrit dhe oficerët e Sigurimit… sepse tek populli i vërtetë nuk doli kurrë.”

Në përfundim, Strazimiri lëshon një akuzë të rëndë historike, duke thënë se trashëgimia politike e Fatos Nanos vijon të dëmtojë vendin edhe sot.

“Në fund, popullit dhe Shqipërisë i la si mallkim pasardhësin e vet, dhe iku për të jetuar jashtë, i bindur se do ta kërkojnë sërish kur ta njohin se kush është.
Fatos Nano nuk është më! Dëmi që la pas, PO!
Zoti pastë mëshirë për të!”

Lexo gjithashtu:  Ish Kryeministri Grek Papandreu bën shkrimin e bujshem per Fatos Nanon! Zbulon dicka qe nuk ua merrte mendja

Reagimi i Strazimirit ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, ku një pjesë e komentuesve e kanë cilësuar mesazhin si tejet të ashpër për një moment zie, ndërsa të tjerë e kanë përkrahur si një qëndrim realist ndaj një figure që la gjurmë kontradiktore në tranzicionin shqiptar.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *