Ajo foli për rrugëtimin e tyre të përbashkët, për dashurinë, ëndrrat dhe sfidat që ndanë ndër vite, duke e përshkruar Fatos Nanon si një njeri të vërtetë, të sinqertë dhe të përkushtuar ndaj vlerave europiane. Sipas saj, ai ishte një personalitet që urrente populizmin dhe servilizmin, duke mbetur gjithnjë i drejtë e i ndershëm në qëndrimet e tij.
Xhoana Nano nënvizoi se Fatos Nano e deshi Shqipërinë me gjithë shpirt, duke paguar shpesh një çmim personal të lartë për idealet e tij. Ajo shprehu mirënjohje për jetën e përbashkët dhe kontributin që ai i dha vendit, duke e cilësuar si një njeri që “eci mes baltës së politikës pa u bërë pis”.
“Faleminderit Fatos, për gjithçka që dhe për mua, për ne dhe për Shqipërinë”, përfundoi ajo mes dhimbjes dhe mirënjohjes.

Be First to Comment