Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, ndërsa ka qenë pjesë e PD që prej vitit 2002. Në vitin 2015, kandidoi për bashkinë e Vlorës si kandidat i PD-së, përballë kandidatit socialist Dritan Leli.
Genc Deromemaj që nga viti 2015-2018, ka qenë anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike. Më pas, nga viti 2018-2022, drejtoi degën e PD-së në Vlorë, ndërsa pas vitit 2022, qëndroi si anëtar i Partisë Demokratike në Vlorë.

Be First to Comment