Skip to content

Vendimi i papritur ndryshon qëndrim/ Edi Rama kërkon lirimin nga burgu të Veliajt

Në pikën e dytë, ai nënvizon se mbajtja në burg e kryebashkiakut të Tiranës tashmë nuk është vetëm çështje individuale, por edhe dëm ndaj të drejtës kushtetuese të qytetarëve të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i tyre.

Rama shton se kushdo që e sheh vendimin e Kushtetueses si një qëndrim parimor dhe jo si sulm ndaj qeverisë, duhet të presë që në të njëjtën frymë parimore, gjykata të lejojë që Veliaj të vijojë procesin gjyqësor në gjendje të lirë.

Nëse Tirana nuk do të ketë zgjedhje deri në 2027-ën dhe Kushtetuesja mendon se kryebashkiaku i burgosur i Tiranës nuk mund të largohet përveçse me zgjedhje, atëherë disproporcioni i mbajtjes së tij në qeli nuk është më thjesht në dëm të lirive e të drejtave kushtetuese të personit, po edhe në dëm të së drejtës kushtetuese të popullit të kryeqytetit për t’u shërbyer nga i zgjedhuri i vet apo jo. Kushdo që ka në dorë ta ndihmojë zgjidhjen e këtij ngërçi absurd, duhet të kujtohet se kryeqyteti nuk mund të trajtohet si jetim për vite me radhë”, përfundon Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *