Prokuroria e Posacme ben me dije se hetimet janë zgjeruar për një periudhë 3-mujore, duke i çuar ato deri në muajin shkurt 2025.
Kryebashkiaku Isai dhe zyrtarët e tjerë të Bashkisë Kolonjë po hetohen për veprat penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
Hetimi i tyre ka lidhje me dy tenderë të rëndësishëm që janë zhvilluar në këtë bashki: ai për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë dhe tenderi për Ujësjellësin e Kolonjës.

Be First to Comment