Kryemadhi ka lënë të nënkuptohet se Yuri Kim mund të kishte preferenca për të njëjtën gjini, duke e lidhur këtë me natyrën e mosmarrëveshjeve të tyre.
Një Arsye “Personale” Për Përplasjen
Monika Kryemadhi e theksoi se konflikti i Ambasadores Kim me të nuk ishte thjesht politik, por kishte një dimension personal që mbetet i paqartë:
“Yuri Kim e kishte personale me mua. Nuk e di cila ka qenë arsyeja personale. Ndoshta edhe për arsye të preferencave s8ksu@le të ndryshme që kemi. Mund të ketë qenë dhe kjo ndoshta një nga gjërat, po s’ja jap dot, s’ja jepja dot këtë kënaqësi, që mund t’ia kenë dhënë të tjerët,” – deklaroi Kryemadhi.
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta dhe interpretime të ndryshme në opinionin publik dhe median sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi natyrën e saktë të “arsyeve personale” që Kryemadhi pretendon se ka pasur ish-ambasadorja amerikane ndaj saj.
Deklarata e Kryemadhit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Metës (bashkëshortit të saj) dhe ish-ambasadores Yuri Kim ishin tejet të tensionuara për shkak të qëndrimeve të ndryshme për Reformën në Drejtësi dhe proceset zgjedhore në Shqipëri.

Be First to Comment