Mbrëmjen e 30 tetorit pranë ambienteve të SPAK u paraqit edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkurtimisht për mediat, Basha bëri me dije se u thirr nga SPAK si person në dijeni për të dëshmuar lidhur me ngjarjen e 21 Janarit, ku u vranë 4 protestues.
Më 21 Janar të vitit 2011, Lulzim Basha ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm. Në korrik të vitit të kaluar SPAK njoftoi se kishte regjistruar zyrtarisht procedimin penal për vrasjen e katër protestuesve, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika./ NewsBomb.al

Be First to Comment