Aksident fatal, futbollisti shuhet në lule të rinisë
Guatemala, 11 Nëntor 2025 – Një aksident i pazakontë dhe thellësisht tronditës ka ndodhur në Brazil, ku një futbollist premtues i ri, Antony Ylano (20 vjeç), lojtar i skuadrës Piaui Esporte Clube U20, humbi jetën. Ylano vdiq në orët e para të mëngjesit pasi u përplas me motorin e tij me një lopë që ndodhej në rrugë, ndërsa po kthehej nga një festë ditëlindjeje.
Kjo tragjedi ka marrë një dimension edhe më të dhimbshëm kur u zbulua se lopët i përkisnin pikërisht familjarëve të tij, të cilët tani rrezikojnë akuzën për vrasje nga pakujdesia.


Be First to Comment