Akuza të rënda kanë përfshirë rubrikën e “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Gjatë lidhjes telefonike në studio mes Nertilit, djalit të Dritës dhe Eni Çobanit për pasurinë që ai ka marrë me dhurim, pati ofendime shumë të rënda.
“Ajo bën viktimën, është gruaja më fundërrinë në botë që ekziston them unë! Ajo është nga ato gra që fle me burrin në krevat dhe llafos me dashnorin në telefon! E kam me fakte e të tëra!”, u shpreh djali për nënën e tij duke shokuar të pranishmit. Nertili pretendon se ka prova për të gjitha këto akuza dhe ndihet i turpëruar nga e ëma.


Be First to Comment