Efektivët nuk mund të merrnin të gjitha ushqimet që dëshirojnë, por vetëm ato që caktojnë supermarketet, të cilat duket se përfituan nga rasti të heqin nga raftet produktet që nuk shiteshin shpesh.
Disa prej efektivëve të Policisë së Shtetit thonë se janë ndjerë të turpëruar në kasat e supermarketeve, kur punonjëset u kanë thënë se nuk mund të përfshinin në pagesën me kartë produkte si pelenat për fëmijët apo produktet e higjienës.
Por tashmë duket se këto probleme do të marrin fund, pasi efektivet bonusin do ta marrin në leke dhe mund ta shpenzojnë për çfarë të duan.

Be First to Comment