Skip to content

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset në Romë! Kush janë 10 ministrat që e shoqërojnë…

Sipas mediave italiane, në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, ndërsa infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.

Sa i përket migracionit, mediat në vendin fqinj shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër emigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.

Ministrat që do të jenë pjesë e delegacionit shqiptar janë:

》Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku;

》Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali;

》Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari;
Ministrja për Punët e Brendshme, Albana Koçiu;

》Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu;
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala;

》Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj;

》Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja;

》Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj;
dhe Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *