E vura re dhe modelin tënd të flokëve javën e kaluar, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte: ” Dukesh tamam si vajzë!” Nëna ime më ka mësuar se nëse nuk kam diçka të mirë për të thënë më mirë të mos komentoj.
Dhe kur thua se ke gatuar ushqimin tim të preferuar, e ke ngatërruar atë me të motrës time, sepse unë nuk ha mish derri që 7 vjet më parë. Për ato bokset e reja mëndafshi u largova nga ty sepse pash çmimin $ 49.99 që ishte ende mbi to, dhe u luta të ishte vetëm një rastësi që motra ime këtë mëngjes më kërkoi $ 50 borxh.
Pas gjithë kësaj, unë ende të dua dhe mendoja që ne do të mund të rregullonim marrëdhënien tonë sërish. Kur unë fitova lotarinë prej 10 milionë dollarësh lashë punën dhe bleva 2 bileta për në Xhamajkë por kur unë u ktheva në shtëpi ti kishe ikur.
Besoj se çdo gjë ndodh për një arsye. Shpresoj që ju të keni jetën që gjithmonë keni dashur. Avokati im më tha se letra që më ke shkruar siguron që mos të marrësh asnjë lek nga unë. Kështu që kujdesu për veten.
Nga ish gruaja jote! P.S. Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë këtë, por motra ime Karla ka lindur Karl. Shpresoj të mos jetë problem.

Be First to Comment