Bosi shqiptar i dr*gës u vodhi disa ton h*shash, ish-komandot e Ushtrisë e marrin p*ng (PAMJET)
Hagë/Tiranë – Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koordinuar nga Europol ka goditur një rrjet mercenarësh të specializuar, të cilët ishin punësuar nga një organizatë kriminale për të rrëmbyer udhëheqësin e një bande shqiptare të trafikimit të drogës. Ky zhvillim ka hedhur dritë mbi fenomenin në rritje të “Dhunës si Shërbim” (Violence as a Service).
Operacioni u zhvillua dje, më 12 nëntor, dhe përfshiu autoritetet ligjzbatuese nga pesë vende europiane: Gjermania (që drejtoi hetimin), Danimarka, Franca, Letonia dhe Mbretëria e Bashkuar.


Be First to Comment