Skip to content

Gazetarja e famshme shperthen ndaj Armando Brojës! Bëhu burrë dhe…

Në ndeshjen e fundit ndaj Andorrës, pavarësisht fitores dhe golit vendimtar të Kristjan Asllanit, jo të gjithë protagonistët shkëlqyen. Sulmuesi Armando Broja u pa i zbehtë, pa ndikim në lojë, çka ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Ndër reagimet më të forta ishte ai i gazetares sportive nga Kosova, Qeqa Krelani, e cila me nota ironie dhe shqetësimi ka komentuar formën e sulmuesit 24-vjeçar:

“Broja, bëhu burrë dhe shko merr ndihmë profesionale. Urgjentisht të duhet ndihmë psikologjike! Ti do shënosh gol… vetëm nëse ndeshja zgjat pesë ditë. Tifozeria shqiptare është më e durueshmja në botë. Janë njerëz që falin. Urime Shqipëria.”

Krelani nënvizon nevojën për rikthim të qetësisë dhe përqendrimit tek Broja, një lojtar që pritet të jetë vendimtar për kuqezinjtë në ndeshjet e “play-off”-it që do të përcaktojnë nëse Shqipëria do të shkojë për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *