Skip to content

Hetimet e SPAK ndaj Ballukut/ Braçe zbulon “fatin” e zv.kryeministres: Për shkarkimin…

Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”, tha Braçe.

Nisida Tufa: Zoti Brace flasim pak për disa zhvillime që jkanë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, cdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.

Related Topics:belinda ballukuEdi Ramaerion bracepolitikeshkarkimAdvertisement
Advertisement

TE FUNDIT
Politike11 minutes agoÇfarë do ndodhë me Ballukun? Braçe zbulon fatin e zv.kryeministres: Për shkarkimin vendos Rama

Politike42 minutes ago“Nuk flas më me Ramën”/ Braçe zbulon se shkarkimi i Veliajt shkaktoi krisje mes tij dhe kryeministrit

Kronike52 minutes agoPunësimi i Muçi Shaljanit në AMP/ Arrestimi i 2 policëve të Komisariatit Nr.3, Gjykata Penale e Tiranës: Masa e paligjshme

Politike1 hour ago9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë GJKKO: Më mohojnë lirinë, ende nuk kam asnjë faqe të dosjes

Kronike1 hour agoTragjike/ Makina përplas të miturën, humb jetën 2-vjeçarja

Sport1 hour agoPlan masash për ndeshjen Shqipëri – Angli të dielën, ja akset rrugore ku kufizohet qarkullimi i mjeteve

Bota6 hours agoBerlini hedh sytë nga dronët e Erdogan, për të forcuar mbrojtjen pas agresionit rus

Shkrime6 hours agoRenditja për besimin/ Shqipëria ndër vendet e fundit në botë, shqiptari për shqiptarin është ujk
NTV

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *