Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën tha se prezumimi i pafajësisë qëndron deri në momentin kur ka një vendimmarrje nga organet e drejtësisë.
Braçe thekspoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.
“Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”, tha deputeti socialist.


Be First to Comment