Babai ynë i dashur Ndue Lleshi e mbaroi udhëtimin e tij në këtë botë para pak çastesh, për t’u bashkuar në mbretërinë e Hyjit,” – ka shkruar ai në njoftimin e tij publik.
Sipas informacionit të bërë publik nga familja, ngushëllimet do të pranohen në shtëpinë e Lleshajve në Maminas të Durrësit, sot dhe nesër, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më 16 nëntor 2025, në varrezat pranë Kishës së Shna Ndoit në Kurbnesh, në orën 12:00.
Në fund të njoftimit, ish-ministri Lleshaj ka shprehur një mesazh prekës për të atin:
“Zoti i dhashtë paqen e pasosur babait tonë të mirë! AMEN.”
Familja Lleshaj, e njohur për traditën dhe kontributin e saj në zonën e Mirditës, po përballet me një humbje të madhe, ndërsa shumë miq, bashkëpunëtorë dhe qytetarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre përmes komenteve dhe mesazheve të shumta në rrjetet sociale.
Ngushëllime familjes Lleshaj për këtë humbje të rëndë.

Be First to Comment