“Kur erdha në dhjetor, thuajse gjithçka ishte me të kuqe. Sot, Shqipëria ka ecur kaq shpejt”, deklaroi Kos gjatë një takimi me Kryeministrin Edi Rama në Bruksel.
Konferenca e 7-të do të përfshijë hapjen e pesë kapitujve të fundit: Kapitulli 11 – Bujqësia dhe zhvillimi rural, Kapitulli 12 – Siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria, Kapitulli 13 – Peshkimi dhe akuakultura, Kapitulli 22 – Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore, Kapitulli 33 – Dispozitat financiare dhe buxhetore.

Be First to Comment