Skip to content

Paqja fiskale/ Lajm i Mirë! Rama fal detyrimet tatimore. Ja kush përfiton…

Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ua kujtoj atyre që thonin: ‘Hajt se premtoni për vota dhe pastaj harroni’. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm nuk premtojmë thjesht për vota dhe jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandate të atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit, na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj si minimumin e borxhit moral të PS-së ndaj shqiptarëve. Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore. Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes dhe anasjelltas“, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *