E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, gazetarja tregoi se ndryshe nga sa mund të mendohet, banorët kanë kaluar edhe vështirësi për ushqimin, pavarësisht sponsorëve të shumtë.
Sipas saj, ka pasur një periudhë gati dy-javore ku ata janë ndjerë të kufizuar, madje edhe të detyruar të vlerësojnë produkte që nuk u pëlqenin.
Ajo u shpreh: “Aty ka shumë sponsora. Mund të hash çfarë të duash por jo sa duhet. Ne kemi patur një periudhë shumë të vështirë. Gati dy javë nuk kishim çfarë të hanim. Jo çfarë të hanim se s’kishte, por ishte vetëm një lloj gjëje. Dhe nëse nuk të pëlqente diçka duhet të thoshe, ‘oo sa e mirë’.”
Kjo deklaratë e Ledjonës hedh dritë mbi një aspekt më pak të dukshëm të formatit, duke treguar presionin që banorët mund të ndiejnë jo vetëm nga loja, por edhe nga detyrimet ndaj sponsorëve të programit.

Be First to Comment