Sipas mediave italiane, komuniteti lokal shpreh dyshime mbi versionin fillestar të ngjarjes, ndërsa hetimet vazhdojnë në disa pista.
Autoritetet po analizojnë edhe një letër të mundshme të lënë nga 31-vjeçarja në banesë, e cila sipas të afërmve përmbante shqetësime për familjen, por nuk tregonte një motiv të qartë për vetëdëm.
Manoli ishte shpërngulur në Cave dy vite më parë, pas denoncimit të ish-bashkëshortit për dhunë, dhe jetonte me fëmijët dhe partnerin e ri në një zonë jo shumë larg vendit ku u gjet e pajetë.
Alarmi për zhdukjen u dha nga partneri i saj, i cili njoftoi karabinierët kur gruaja nuk u kthye në shtëpi. Hetimet u intensifikuan duke përdorur GPS-in e makinës, i cili çoi fillimisht te makina dhe më pas te trupi i viktimës.
Prokuroria e Tivolit dhe karabinierët po mbledhin të gjitha provat e mundshme, ndërsa hetimi mbetet i hapur dhe nuk përjashtohet asnjë pistë.

Be First to Comment