“Për këtë çështje nuk është ndërprerë hetimi, nuk është pezulluar për moszbulim autori asnjëherë me vendim definitiv. Cështja është e zgjeruar edhe në gamën e njerëzve edhe ngjarjeve, sepse ishte e pamundur që kjo çështje të mbyllej në një procedim, qoftë me protestuesit, me organizatorët, me garden, me shtetarët, ka patur procedime penale të ndryshme”, tha Mustafa.
Gjyqtari tha se ngjarja ishte filmuar nga kamerat, duke përfshirë edhe mënyrën e komandimit të Gardës së Republikës. Sipas tij, hetimi u zhvillua në aspektin teknik, por jo në mënyrë të plotë.
“Unë e njoh me detaje sepse kam qenë gjyqtar i masave të sigurimit. E rëndësishme është se një person i thirrur çfarë të dhëne do japë para organeve të hetimit?
21 janari ishte një çështje e rëndë dhe donte përgjegjshmëri, por duke parë zhvillimet politike të kohës, kisha fatin të isha gjyqtar i ri në Tiranë dhe mu dha mundësia. Vetë të dhënat ishin teknike, hetimi ka të bëjë me një moment që është i filmuar nga kamerat. Që nga mënyra e komandimit të gardës, të tëra janë hetuar nga Prokuroria.
Hetimi u bë teknik por jo plotësisht. Në ligjin e kohës, Garda e Republikës kishte një detyrë, të ruante personalitetet dhe objektet e rëndësisë së veçantë. Kryeministria kishte një organizim të tillë lidhur me Gardën.
Dhe i gjithë hetimi duhej të përqëndrohej te mënyra e zbatimit të rregullores në përdorimin e armëve. Përdorimi i armëve në ajër në një periudhë të caktuar në zhvillimet e asaj dite, ka qenë mëse i ligjshëm, në ajër. Kishte të dhëna teknike për të cilat duhej bërë një hetim i hollësishëm”, tha Shkëlqim Mustafa.

Be First to Comment