Portali VoxNews.al raporton ekskluzivisht se udhëtimi i Ballukut nuk ishte i komunikuar zyrtarisht dhe u zhvillua gjatë javës së kaluar:
-
Kohëzgjatja: Balluku ka udhëtuar drejt SHBA-së të enjten e javës së kaluar dhe është rikthyer në Tiranë ditën e Diel.
-
Heshtja Zyrtare: Nuk ka asnjë komunikim zyrtar mbi këtë udhëtim.
-
Qëllimi I Udhëtimit: Burimet pohojnë se ajo është përpjekur që të sigurojë mbështetje në administratën amerikane përballë akuzave të rënda për korrupsion me miliona euro që ka ngritur SPAK në Shqipëri.
Dejavu Me Rastin Veliaj Dhe Presioni Politik
Lëvizja e Ballukut matanë Atlantikut konsiderohet si një skenar i ngjashëm me atë të ish-Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili po ashtu tentoi të kërkonte mbështetje ndërkombëtare (të quajtur “lëvizje e fijeve amerikane”) për t’i shpëtuar akuzave të SPAK-ut në Dhjetor 2024.
-
Fakti Politk: Udhëtimi i Zv.Kryeministres në këtë periudhë, ndërsa publikisht ajo shfaqet e qetë dhe shmang komentet për hetimet, tregon se problemet e saj shkojnë përtej drejtësisë shqiptare dhe se po ndodh “diçka e madhe”.
Nëse këto përpjekje për ndërhyrje ndërkombëtare do të jenë të suksesshme, mbetet për t’u parë, por sinjalet e alarmit politik janë të qarta.

Be First to Comment