Në një intervistë në RTSH, Baçi tha se prania e Sali Berishës ne PD është domosdoshmëri, pasi sipas tij, di të bashkojë partinë dhe ta “shpëtojë” opozitën.
“PD ka nevojë për një pastrim rrënjësor në kuptimin mirë të fjalës. Ajo që ne e quajmë analizë, duhet të fillojnë takimet me demokratët dhe me gjetjen e dobësive që kemi brenda vetes dhe patjetër që duhet të fillojë nga drejtuesit politik pasi janë ata që përpiluan listat e mbyllura dhe të hapura dhe shembullin e Bujar Leskajt duhet ta ndiqnin edhe shumë të tjerë. Duhet një reflektim, ndryshe nuk mund të funksionojnë dhe demokratët nuk kanë më besim që nesër do të fitojmë. Është i njëjti ekip që zbret dhe humb dhe i njëjti do zbresë sërish për të kërkuar fitoren. Lidhur me kreun e PD, unë nuk jam për kultin e individit, por në situatën ku ndodhet PD, Berisha ka treguar diti ta mbledh partinë, t’i mbijetonte në momente më të vështira të PD. Shpëtoi opozitën, PD, pluralizmin. Prania e Berishës në krye të PD është domosdoshmëri, pjesa tjetër duhet ta lehtësoje dhe ndihmojë duke krijuar hapësira për të prurë figura të reja në PD, për ta hapur PD”, tha Baçi.

Be First to Comment