Moti i keq ka përfshirë qytetin e Shkodrës ku 5 mjete janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi–Theth
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut, në zonë ka ndodhur një rrëshqitje dherash dhe inertesh, duke bllokuar qarkullimin.
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci i cili tha se menjëherë pas njoftimit për bllokimin e mjeteve dhe 9 personave që udhëtonin me to, janë angazhuar forca dhe kapacitete në terren për t’u ardhur në ndihmë dhe për të bërë hapjen e rrugës.


Be First to Comment