Skip to content

Dy lajme te zeza brenda dites per dy nena. E dhimbshme cfare ndodhi me nenat e te vrareve Stiven Toshkezi dhe Martin Cami

Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 prillit 2023, kur Aksel Hoxhaj masakroi me hanxhar 20-vjeçarin. Gjatë ngjarjes autori ka qenë i shoqëruar nga Ensi Maze, i cili nuk ka qenë pjesë e konfliktit, por është akuzuar asokohe për moskallëzim krimi dhe ka kryer 2 vite burg.

Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë. Njëri prej tyre ka mbajtur derën e shoferit, dhe fillimisht e ka plagosur me hanxhar në pjesën e brinjës. Më pas ai ka mundur të dalë nga makina dhe ka humbur ndjenjat jashtë pallatit ku banonte me prindërit dhe motrën.

Ndërsa po sot, në 1 vjetorin e vrasjes së 14 vjecarit Martin Cami në afërsi të shkollës, nuk marrin pjesë mësues apo drejtues institucionesh. Zgjidhja nuk është mohimi, zhbërja e së vërtetës. Nëse nuk jemi në kahun e të drejtës kur flasim për fëmijët, e kemi humbur rrugën si shoqëri!

Një vit më parë, një sherr banal mes të miturish, i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj me thikë në zemër. Prindërit e Martin Canit, qytetarë, aktivistië si dhe shokë të tij, u mbledhën në hyrje të shkollës ‘Fan Noli’ për të nderuar kujtimin e 14-vjeçarit, duke vendosur lule dhe ndezur qirinj. Në cermoni nuk morën pjesë mësues dhe drejtues të shkollës, të cilët gjithashtu refuzuan vendosjen e një stoli simbolik në emër të Martinit brenda ambjenteve të shkollës

Familjarë, prindër, aktivistë dhe shok e shoqe të Martin Canit zhvilluan një përkujtimore në 1 vjetorin e vrasjes së 14-vjecarit. Në ceremoninë e zhvilluar në hyrje të shkolllës Fan Noli, fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja tragjike, munguan drejtuesit dhe mësuesit e kësaj shkolle. Përveçse zgjodhën të mos nderonin ish-nxënësin e tyre, drejtuesit e shkollës gjithashtu refuzuan edhe vendosjen e një stoli simbolik në emër të Martinit brenda ambjenteve të shkollës. Një fakt i tillë ka prekur jo pak prindërit e Martinit, me nënën e tij Florina Cani e cila është shprehur se kjo është gjëja më minimale që meritonte djali i saj, ndërsa bëri thirrje të meren masa me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Prindër dhe aktivist të pranishëm kërkuan drejtësi për Martin Canin, ndërsa bënë thirrje për reflektim për të mos harruar të shkuarën, dhe kërkuan më shumë kujdes që ngjarje të tilla të mos përsëriten më

Martin Cani u qëllua me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj fare pranë shkollës ku ata mësonin. Vetëm një ditë më parë, prokuroria kërkoi 25 vite burg për autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërkohë që tashmë i takon gjykatës të marrë vendimin

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *