Skip to content

Gati njohja e viteve të punës me Greqinë/ Rama jep lajmin e bukur për emigrantët Shqiptarë…

Rama tha se janë ngritur grupet e punës për arritjen e kësaj, megjithëse do jetë pak më e vështirë se me Italinë.

Në aspektin e atyre që punojnë në Greqi, ose që kanë punuar, vitet e tua të punës në Greqi njihen për sa kohë ke paguar sigurime. Se në vitet e para mund të kesh punuar në të zezë të mund të njihen, siç njihen në Greqi. Ne këtë kemi gurin e fundit të mozaikut, njohjen e pensioneve me Italinë e bëmë, që ishte më e forta nga ato që kishim bërë më parë. Kjo me Greqinë është e forta fare, për shkak edhe se Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive dhe se numri është shumë i madh. Kemi filluar punën me Greqinë, janë ngritur grupet që diskutojnë. Jam shpresë plotë që do ta arrijmë dhe këtë“, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *