Ngjarje tragjike, nena gjendet e mbytur ne uje, ndersa i biri 8 vjec i vrare ne shtepi
Autoritetet italiane kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme dy viktima, nënë e bir në zona të ndryshme të Salentos. Një grua 35-vjeçare, Najoua Minniti, u gjet në det pranë Torre dell’Orso nga një zhytës që njoftoi menjëherë rojen bregdetare.
Ndërkohë, në banesën e saj në Calimera, karabinierët konstatuan të pajetë të birin, Elia Perrone, 8 vjeç cili kishte shenja dhune të shkaktuara me një mjet të mprehtë.


Be First to Comment