Skip to content

Shqipëria do të goditet nga i ftohti polar, sinoptikania: Pritet një tjetër fenomen më datën…

Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.

“Të shtunën në mbrëmje presim depërtimin e një mase të ftohtë polare, e cila është futur në Europën Qendrore. Do të kemi dëborë në zonat malore; më shumë në veri-lindje dhe më pak në qarkun e Korçës. Parashikohet që reshjet të mbeten prezente të dielën dhe të hënën e javës që vjen. Shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonën malore. Moti është i paqëndrueshëm”, tha Porja

Porja paralajmëroi se episodi i ftohtë do të vazhdojë deri të martën, me temperatura që në zonat malore mund të bien disa gradë nën zero.

“Do të kemi episodin e ftohtë që do të mbajë temperatura deri disa gradë nën zero në zonat malore, të shtunën, të dielën, të hënën dhe deri ditën e martë. Të mërkurën e javës tjetër rriten temperaturat, rikthehen reshjet, dhe ka sinjale se më 27 të muajit mund të ndodhë një fenomen i shkurtër, i cili do të sjellë reshje të dendura. Më shumë në veri, por pjesërisht edhe në qendër”, tha Porja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *