Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Balluku, përveç komunikimeve me ish-vartësin e saj, Evis Berberi, i cili ishte në qendër të dosjes së Tunelit të Llogarasë, komunikonte paralelisht edhe me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me këta tendera.
Ky detaj sugjeron një nivel të lartë të koordinimit të informacionit për procedurat e prokurimit publik.
Deklarata e Lala-s vjen ndërkohë që hetimet e SPAK janë duke u thelluar pas sekuestrimit të celularëve dhe zbardhjes së komunikimeve, të cilat çuan në vendosjen e masave të sigurisë ndaj Ballukut dhe ish-vartësve të saj.

Be First to Comment