Banorët e zonës u zgjuan nga britmat që vinin nga kamioni, ndërsa ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje rreth orës 03:00.
Sajmiri u dërgua me urgjencë në spitalin University Hospital Coventry, ku fatkeqësisht ndërroi jetë më 6 nëntor, si pasojë e dëmtimeve të rënda.
Sipas mjekes ligjore Anne Pember, ai vdiq nga dështimi i shumë organeve, i shkaktuar nga dëmtime të rënda shtypëse në legen dhe gjymtyrët e poshtme. Trupi i tij tashmë është kthyer te familja dhe ceremonia e varrimit është kryer.
Një mike e viktimës, e cila foli për Northampton Chronicle & Echo, tregoi se Sajmiri nuk ishte zakonisht person që flinte jashtë, por atë natë nuk arriti të gjente askënd ku mund të strehohej.
“Jemi shumë të pikëlluar dhe duam që ai të kujtohet për atë që ishte, një njeri i mirë, punëtor, i ndershëm, jo për mënyrën tragjike si humbi jetën,” tha ajo.
Ajo shtoi se bashkëshorti i saj nuk pushon së qari, i tronditur pse nuk e telefonoi atë natë për t’i ofruar strehim. “Do i thoja të vinte të flinte te ne. Ndoshta ai ndjeu turp, ndaj nuk kërkoi ndihmë,” tha ajo.
Kompania Veolia, e cila menaxhon koshat komercialë në qytet, shprehu keqardhje të thellë për ngjarjen.
“Jemi thellësisht të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e viktimës. Shoferi ynë reagoi menjëherë dhe do të vazhdojmë ta mbështesim,” deklaroi kompania, duke shtuar se gjatë dimrit rritet numri i të pastrehëve që strehohen në koshat e mbetjeve.
Policia e Northamptonshire njoftoi se incidenti nuk ka rrethana të dyshimta dhe çështja i është dorëzuar koronerit.
Ngjarja e rëndë ndodhi ndërsa temperaturat gjatë natës në Northampton arrijnë deri në në -3°C.

Be First to Comment