Sinoptikania Lajda Porja parashikon mot të ftohtë për fundjavën dhe ditët në vijim. Të shtunën në mbrëmje pritet depërtimi i një mase të ftohtë polare në Shqipëri, e cila aktualisht ka prekur Europën Qendrore.
Kjo do të sjellë dëborë në zonat malore, sidomos në veri-lindje, ndërsa në qarkun e Korçës reshjet do të jenë më të pakta.
Temperaturat do të bien ndjeshëm, ndërsa reshjet do të vazhdojnë deri të hënën, me shi në ultësirën perëndimore dhe dëborë në zonat malore.


Be First to Comment