Avioni, i nisur në orën 06:50 nga Aeroporti i Londër Luton dhe që pritej të mbërrinte në Tiranë në orën 10:55, ka ndryshuar në mënyrë të papritur itinerarin.
-
Devijimi: Avioni, pasi ka arritur në hapësirën ajrore mbi Gjermani (duke përmendur Mynihun si pikë devijimi), është kthyer sërish pas drejt pikënisjes, Londër Luton.
-
Shqetësimi: Familjarët e pasagjerëve janë të shqetësuar për devijimin e papritur dhe po ndjekin lëvizjen e avionit nëpërmjet platformave si “Flightradar24”, pasi theksojnë se nuk u është dhënë asnjë informacion zyrtar mbi arsyet e këtij kthimi.
Familjarët kanë kërkuar ndihmë për të mësuar nëse ndonjë tjetër ka të afërm në këtë fluturim apo ka informacion se pse avioni është kthyer mbrapsht.

Be First to Comment