Eria Ago, 31 vjeçe, u arrestua në mars të këtij viti pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) se ka luajtur një rol kyç në vrasjen e Fatbardh Licit, një ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.
-
Akuza: Ago dyshohet se drejtoi një nga automjetet që u përdorën nga grupi kriminal për kryerjen e vrasjes.
-
Masa: Deri më tani, ajo mbahej në paraburgim në IVEP Pojskë.
Pavarësisht se e reja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në ngjarje, SPAK ka ngritur akuza të rënda për këtë ekzekutim: “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit si grup i strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Be First to Comment