Skip to content

Zbulohet çfarë bënë Rama me Ulsi Manjan 4 orë bashkë, Balluku ka bërë kërkesën e rëndë! Ja cfare po tenton t’i beje SPAK

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Balluku pretendon se pezullimi është shkelje e Kushtetutës nga ana e GJKKO-së dhe se këtë vendim nuk mund ta marrë kjo gjykatë.Prej 2 orësh, takimit Balluku-Rama i është bashkuar edhe deputeti Ulsi Manja, i cili është thirrur për një opinion juridik lidhur me rastin, pasi me profesion ai është jurist, dhe ka qenë ish-prokuror dhe ish-ministër i Drejtësisë.

Pasi u mor e pandehur nga SPAK për shkelje me Tenderin e Llogarasë, zv.kryeministrja Belinda Balluku është nën hetim edhe për tenderin për lotin e katërt të Unazës së Madhe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se GJKKO ka caktuar ndaj saj dy masa sigurie, pezullim të ushtrimit detyrës dhe funksionit, si ministre e Infrastrukturës dhe zv.kryeministre, ndërsa njëherazi i ka ndaluar edhe daljen jashtë shtetit.

Mësohet se vendimi është një marrë një ditë më parë nga gjyqtari Erion Çela me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi dhe sot u është dërguar institucioneve për zbatim. Report Tv ka mësuar se është vendosur arrest shtëpiak edhe për 2 zyrtarë të tjerë, masë e cila iu është komunikuar. Konkretisht për kreun e ARRSH Gentian Gjyli dhe drejtorin e KESH, Erald Elezi, të dy të marrë të pandehur për Tunelin e Llogarasë, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Pasi të njihen me vendimin e gjykatës, brenda 72 orëve Balluku dhe zyrtarët e tjerë duhet të paraqiten në GJKKO për verifikim të kushteve të masës së sigurisë dhe më pas kanë të drejtë ta ankimojnë. Në një reagim të parë për mediat, GJKKO u tregua e rezervuar për të ndarë një koment mbi këtë lajm. Prej 6 orësh, Balluku është në takim me kryeministrin Edi Rama në godinën e qeverisë. Në Kryeministri ka mbërritur edhe ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti Ulsi Manja.

Gjithçka u zbulua nga komunikimet e Ballukut me vartësit. Ashtu si në Tunelin e Llogarasë, SPAK dyshon se fituesi i tenderit me fond limit 20 mln euro për lotin 4 të Unazës së Madhe ishte i paracaktuar.Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Euroteorema Peqin” shpk – “Pe-Vla-Ku” sh.p.k – “Nova Construction 2012” shpk, me një ofertë prej 19.9 mln euro pa TVSH, vetëm rreth 5% më pak se fondi limit i përcaktuar nga ARRSH. Ky tender rezulton me flamur të kuq. Të gjithë operatorët e tjerë konkurrues janë skualifikuar, përfshirë edhe 3 ofertat më të ulëta.

Dy javë më parë, Balluku u mor e pandehur nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera gjatë procesit të ndërtimit të tunelit të Llogarasë. SPAK e akuzon se ka kontrolluar çdo hap të një projekti me vlerë rreth 190 milionë euro dhe se ka paracaktuar fituesin në kundërshtim me kriteret standarde të prokurimit publik për një nga projektet më të shtrenjta të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Gjatë seancës parlamentare të së mërkurës, Balluku deklaroi se akuzat ndaj saj ishin të pabaza.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *