Skip to content

Aksident i rëndë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Ford”-i me gaz shpërthen në flakë…

Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.

Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Sipas zjarrfikësve, mjeti tip ‘Ford’, nga përplasja ka pasur shkëndijë në bateri dhe më pas tubat e gazit që janë çarë kanë sjellë flakët.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *