Skip to content

E papritur, arrestohet ish presidenti

Kreu i Gjykat Alexandre de Moraes, i cili gjithashtu ka udhëhequr hetimet kundër Bolsonaros, urdhëroi paraburgimin e tij “pa përdorur pranga dhe pa ekspozim publik”. Gjyqtari justifikoi vendimin duke theksuar rrezikun e arratisjes.

Sipas tij, manipulimi i byzylykut elektronik mund të ishte një përpjekje për t’u larguar, madje duke shfrytëzuar një event të organizuar nga djali i Bolsonaros, Flavio, pranë ndërtesës së tij.

De Moraes vuri në dukje se apartamenti i ish-presidentit ndodhet vetëm 13 kilometra larg sektorit jugor të ambasadave në Brazilia, përfshirë edhe misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara, një distancë që mund të përshkohet me makinë në rreth 15 minuta. Kjo është hera e parë që Brazili nxjerr një ish-udhëheqës në gjyq me akuzën e tentativës për grusht shteti, sipas Corriere della Sera.

Gjyqtari e krahasoi ish-presidentin me një bos mafioz, duke e cilësuar si trurin e një komploti të planifikuar para humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit te tij politik.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Gjykata e Larte urdheron arrestimin e milionerit te njohur shqiptar, e frikshme cfare ka bere (FOTO)

Ai akuzohet se ka planifikuar jo vetëm vrasjen e presidentit Da Silva , por edhe të zëvendëspresidentit dhe të vetë gjyqtarit De Moraes. Në janar 2023, disa mbështetës të Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare, shtatë ditë pas marrjes së detyrës nga Lula.

Vendimi ndaj ish-presidentit ka shkaktuar kritika ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili e krahasoi situatën me përpjekjet e dështuara ndaj tij dhe vendosi tarifa 50% ndaj Brazilit, duke e quajtur këtë një “gjueti shtrigash”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *