Skip to content

Bisedimet Mitsotakis-Rama/ Athina dhe Tirana më 16 dhjetor do të rifillojnë…

Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, lidhshmëria mes të dyja shteteve fqinjë, dhe ndarja e kufirit detar janë në axhendën e Gerapetritis për takimin e mesdhjetorit në tokën helene.

Udhërrëfyesi i ri Athinë–Tiranë u hartua sipas mediave greke pas rizgjedhjes triumfuese të Edi Ramës për një mandat të katërt qeverisës, me premtimin popullor për anëtarësim të vendit të shqiponjave në BE deri në vitin 2030.

Çështja pezull e zonave ekonomike detare në detin Jon greko-shqiptare thuhet se në Athinë po fiton tani një vrull të ri në dritën e lëvizshmërisë më të gjerë në rajon dhe të projekteve të ndryshme të energjisë.

Greqia dhe Shqipëria kishin rënë dakord që në vitin 2020 ta paraqisnin mosmarrëveshjen për delimitimin e ZEE-së në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, por kjo çështje dypalëshe ka mbetur ende pezull.

Shqipëria do të ketë nevojë që të mbështetet te fqinji jugor edhe për faktin se plani i saj për përfundimin e bisedimeve të pranimit në BE deri në vitin 2027, përkon me kohën kur Greqia do të mbajë presidencën e Këshillit Evropian.

Ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, u ka paraqitur homologëve evropianë qëllimin e vendit të tij për të ndërmarrë, në kuadër të presidencës greke, një iniciativë që do të përshpejtonte rrugën e shteteve ballkanike drejt familjes evropiane.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *