| Rënditja | Shenja | Përshkrimi |
| 1 | ♐ SHIGJETARI | Një ditë dinamike, plot aktivitet dhe takime stimuluese. Yjet ju favorizojnë për të lëvizur dhe eksploruar. |
| 2 | ♍ VIRGJËRESHA | Nuk ju mungon saktësia, por lajmi i vërtetë është se jeni në gjendje të liroheni pak më shumë. Kjo lehtësi e këndshme kthehet në dashuri. |
♈ DASHI
-
Dashuria: Ditë pozitive për ata që janë në një lidhje; do ndiheni shpesh të lumtur. Beqarët duhet të sigurohen fillimisht për veten e tyre në jetën sentimentale, para se të hedhin hapa.
-
Financat: Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Do jeni më të qetë kur të kryeni shpenzimet e nevojshme.
♉ DEMI
-
Dashuria: Yjet do t’i shtyjnë ata që janë në një lidhje të kërkojnë më shumë pavarësi në jetën e tyre në çift, gjë që mund të shkaktojë probleme (gjithçka duhet bërë me limit). Beqarët do takojnë persona me të cilët do ndajnë mendime të përbashkëta dhe do ndihen gati për një lidhje.
-
Financat: Do gjeni zgjidhje për problemet që keni pasur.
♊ BINJAKËT
-
Dashuria: Do jeni shumë xhelozë sot dhe do doni ta kontrolloni partnerin në çdo moment, gjë që do sjellë përplasje goxha të forta. Kujdes! Beqarët do kenë takime interesante me persona që në fillim duken seriozë, por në të vërtetë janë ndryshe.
-
Financat: Mos u dekurajoni nëse ju dalin probleme të vogla, por mundohuni t’i zgjidhni sa më shpejt.
♋ GAFORRJA
-
Dashuria: Do ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme në jetën tuaj në çift dhe do kaloni çaste fantastike. Emocionet do jenë të shumta. Beqarët do jenë të paqartë se çfarë kërkojnë dhe nuk do i shfrytëzojnë mundësitë.
-
Financat: Menaxhojini të ardhurat me maturi dhe nuk do keni vështirësi.
♌ LUANI
-
Dashuria: Ju që jeni në një lidhje dhe mendoni t’i çoni gjërat më tej, duhet të flisni hapur edhe për disa tema delikate sot, përndryshe planet mund t’ju prishen. Beqarët do kenë fat në dashuri, mjafton që të duan të përfitojnë.
-
Financat: Gjendja financiare do jetë më e qëndrueshme se më parë. Do jeni të qetë.
♍ VIRGJËRESHA
-
Dashuria: Ju dhe partneri do jeni më afër se kurrë dhe do bashkëpunoni për gjithçka. Marrëdhënia do jetë e shkëlqyer. Beqarët do flirtojnë me një person që në fakt e ka një lidhje; kujdes, situata mund të elektrizohet shpejt.
-
Financat: Para se të kryeni shpenzime, matuni mirë në mënyrë që gjendja të vazhdojë të mbetet sa më e qëndrueshme.
♎ PESHORJA
-
Dashuria: Do kuptoheni shumë mirë me atë që keni në krah dhe fatmirësisht nuk do keni as problemin më të vogël. Dashurohuni ashtu si ta ndjeni. Beqarët nuk duhet të bëjnë asgjë me ngulm sepse nuk kanë për të arritur gjë.
-
Financat: Perspektivat duket të jenë të mira. Do dini mirë sa të shpenzoni dhe si ta menaxhoni situatën.
♏ AKREPI
-
Dashuria: Ditë shumë e qetë dhe pozitive për të dashuruarit. Do merreni vesh me partnerin dhe do bëni të dy ato që ndjeni. Beqarët duhet të tregohen të duruar edhe për pak kohë sepse as sot nuk kanë për ta gjetur princin e tyre të kaltër.
-
Financat: Do jeni të favorizuara. Një mik i afërt do t’ju ndihmojë edhe me menaxhimin e tyre.
♐ SHIGJETARI
-
Dashuria: Do kërkoni më tepër qetësi në jetën tuaj në çift sepse jeni të lodhur nga debatet. Beqarët do vazhdojnë të besojnë tek dashuria me shikim të parë dhe nga pasditja gjithçka do t’ju ndryshojë; me të vërtetë do e gjejnë princin e kaltër.
-
Financat: Do mbeten të stabilizuara, për aq kohë sa ju të shpenzoni me kujdes.
♑ BRICJAPI
-
Dashuria: Do jeni gjithë kohës me nerva gjatë kësaj dite dhe mund të përballeni me debate goxha të forta në çift. Asgjë nuk do shkojë sipas parashikimeve. Beqarët jo vetëm që do kenë takime interesante, por mund të fillojnë edhe lidhje serioze.
-
Financat: Do jenë të mira, megjithatë mirë do bënit që të mos shpenzoni kuturu. Hiqni disa para mënjanë për të nesërmen.
♒ UJORI
-
Dashuria: Të dashuruarit do kërkojnë nga partneri më shumë ngrohtësi dhe përkëdhelje, dhe ka mundësi që dëshirat t’ju plotësohen. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet sot dhe rrezikojnë që asgjë të mos ju shkojë si e kishin menduar. Mos kërkoni gjëra të pamundura.
-
Financat: Mos u nxitoni të kryeni shpenzime kuturu pa reflektuar njëherë për gjendjen në të cilën ndodheni.
♓ PESHQIT
-
Dashuria: Hëna do ndikojë shumë pozitivisht sot në jetën tuaj në çift dhe do t’ju bëjë më liberalë dhe më të hapur. Disa nga ëndrrat më të bukura do t’ju realizohen. Beqarët do ndihen mirë ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje.
-
Financat: Nuk do jetë në periudhën më të favorshme. Po e tepruat, mund të përballeni edhe me tronditje.

Be First to Comment