Sipas dëshmisë së dhënë nga gruaja para autoriteteve, me praninë e një psikologu, ajo u mor me makinë nga i riu shqiptar në orët e para të mëngjesit të së dielës. Ajo pretendon se, pavarësisht kundërshtimeve të saj, 26-vjeçari e detyroi me dh.në fizike dhe psikologjike të kryejë marrëdhënie s8ksu@l8. Gruaja rrëfen se ishte kapur nga flokët dhe fyer, duke përjetuar një atak paniku gjatë aktit. Përveç kësaj, ajo ka dorëzuar prova që dyshohet se tregojnë një sjellje kërcënuese nga ana e tij, duke përfshirë ndjekjen me makinë dhe dëmtimin e automjetit të saj.
Mbrojtja e 26-vjeçarit
Nga ana e tij, i riu shqiptar i mohon kategorikisht të gjitha akuzat. Ai pretendon se marrëdhënia ka ndodhur me konsensusin e plotë të të dy palëve. Përsa i përket ndjekjes me makinë, ai e justifikon atë si një “shenjë dashurie” dhe jo një akt frikësimi, duke theksuar se kishte ndjenja të forta për gruan.
Vijimi i hetimit
Për shkak të natyrës së ndjeshme dhe të kundërt të dëshmive, ndaj 26-vjeçarit është ngritur një kallëzim penal për për–unim. Prokuroria kompetente do të trajtojë rastin, duke përfshirë analizën mjeko-ligjore dhe shqyrtimin e komunikimeve mes tyre në aplikacione si Viber. Këto veprime do të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Be First to Comment