Skip to content

Trondit Erion Veliaj! Në qeli, mua po më ***

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim në Durrës që prej 10 shkurtit, ka pretenduar se shoqërimi i tij në spital ka qenë “jo proporcional dhe diskriminues”. Në një postim të bërë disa ditë më parë, ai akuzoi agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për “ng@cmim s8ksu@l”, duke përdorur termin francez “voy.erism”. Sipas tij, agjentët kishin hyrë në sallën e operacionit, ku ai ndodhej pa rroba, një veprim që e cilëson si shkelje të dinjitetit dhe privatësisë.

Nga ana tjetër, ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në burgun 313 që prej tetorit, ka ngritur shqetësime mbi kushtet e tij të izolimit. Ankesa kryesore e Metës është se ai nuk lejohet të bëjë ajrimin njësoj si të burgosurit e tjerë, për shkak të masave të shtuara të sigurisë. Gjithashtu, ai është ankuar se i janë kufizuar aktivitetet fizike.

Dy komisionerët kundër torturës pranë Avokatit të Popullit janë duke i administruar këto ankesa. Ata pritet t’u kërkojnë institucioneve përkatëse informacion mbi planet e masave të zbatuara gjatë shoqërimit të Veliajt në spital dhe planin e masave të veçanta për Ilir Metën në burgun 313.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *