Karanxha thekson se kjo tregon që kemi një informacion që mund të rrezikohet jeta, por shtimi i sigurisë shmang ndonjë ngjarje kriminale apo pasojat e këtyre kërcënimeve.
-Si e shihni faktin që shërbimi sekret amerikan ka trajnuar rojet e sigurisë të SPAK. Sepse Dumani ka folur këto ditë edhe në takimet e fundit në Bruksel që është kërcënuar shumë nga politika, nga krimi, nga media. Ka lidhje kjo?
Karanxha: Normal që ka lidhje. Po të kemi parasysh edhe sot që diskutojmë, zoti Dumani ka një numër të caktuar personash që e ruajnë.
-Dakord, por është shtuar siguria…
Karanxha: Fjala shtuar do të thotë që kemi një informacion që mund të rrezikohet, domethënë, jeta… Mendoj që ka lidhje dhe me ngjarjet, me retorikën politike.
Ai është ndjerë i kërcënuar. Tani sa janë reale këto apo jo, është gjë tjetër. Por kur një person ndihet i kërcënuar, shihet nga ana subjektive e vetë personit.
Pra në qoftë se ai ndihet i kërcënuar, duhet të tregojë shkaqet ose një mesazh që është diskutuar, nuk e di çfarë ka, çfarë informacioni ka, aq më tepër nga shërbimet e huaja. Sepse dhe shërbimet e huaja siç e dimë ka.
Mendoj që shtimi i sigurisë është diçka e mirë që të eliminohen ndonjë pasojë e mundshme.

Be First to Comment