Në reagimin e tij publik, hoxha ka veçuar një moment të veçantë nga jeta e këngëtarit, duke e cilësuar si të paharrueshëm.
Ai solli në vëmendje një intervistë të kaluar, ku gazetari e kishte pyetur Shpatin me habi se si ka mundësi që me gjithë atë famë dhe mundësi, ai zgjidhte të shkonte në xhami për t’u falur.
Kalaja theksoi se përgjigja e artistit kishte qenë “e thjeshtë por sa një jetë”: “Ai iu përgjigj me një fjali të thjeshtë por sa një jetë: ‘A nuk meriton ky Zot të falenderohet, për gjithë këto të mira që ti mi përmende..!’”.
Imami e vlerësoi këtë përgjigje duke e quajtur “si motra e thënies profetike” dhe e mbylli mesazhin e tij me lutje për shpirtin e të ndjerit, duke kujtuar se jeta është një shans i vetëm që nuk përsëritet.


Be First to Comment