Këmbët dhe duart i kishte të lidhura me litar dhe ngjitës, ndërsa në gojë kishte një shami. Autopsia zbuloi se ajo ishte dhunuar brutalisht dhe në fund ishte mbytur, Ndersa në thonj iu gjet ADN që i përkiste të atit dhe vëllezërve.
Kjo tregonte se kishte bërë rezistencë gjatë sulmit. Sipas hetimeve, më herët vajza kishte denoncuar familjarët e saj për dhunë dhe madje ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por pak ditë para se të zhdukej ky urdhër i ishte hequr.
18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe sipas të atit, po sillej në një mënyrë që familja e saj e konsideronte turpëruese. Vëllezërit janë arrestuar teksa babai është arratisur duke u kthyer në Siri, ku dhe është martuar sërish me një grua tjetër. Ndërkohë, nuk dihet asgjë mbi nënën e 18-vjeçares së ndjerë.

Be First to Comment