Skip to content

Lajmi i fundit, aksident me tre te vdekur (Detajet)

Ngjarja tragjike raportohet të ketë ndodhur gjatë pasdites së premte, në një segment të njohur për kthesa dhe shikueshmëri të kufizuar.

Sipas mediave gjermane, drejtuesi i BMW-së ka tentuar të tejkalojë një automjet tjetër, moment në të cilin ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në korsinë e kundërt. Përplasja me kamionin që po vinte përballë ka qenë e pashmangshme dhe shumë e fuqishme, duke lënë të vdekur të tre personat që gjendeshin në BMW.

Policia konfirmoi se viktimat ishin një burrë dhe dy gra, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohet nga mjekët.

Rruga L111 u mbyll për disa orë për të mundësuar punën e ekipeve hetimore dhe të shpëtimit. Ekspertët e aksidenteve janë duke analizuar të gjitha gjurmët në vendngjarje për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë përplasje fatale.

Autoritetet gjermane u kanë bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar në zonat me kthesa dhe në rrugët rurale, ku tejkalimet e rrezikshme mund të përfundojnë në tragjedi të tilla. Hetimet rreth rastit vazhdojnë ende.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *