Skip to content

Lajm i Mirë! Rama nxjerr vendimin, fal detyrimet tatimore. Ja kush përfiton…

Rama premtoi mbylljen e çështjeve të vjetra tatimore dhe vendosjen e një marrëdhënieje të re mes shtetit dhe sipërmarrjes, duke premtuar një sërë falje gjobash dhe detyrimesh të papaguara tatimore për bizneset.

Përshëndetje, përsëri unë dhe përsëri për të rejat e vitit që po troket. Zgjedhjet kanë mbaruar dhe këtë po ua kujtoj atyre që thonin: ‘Hajt se premtoni për vota dhe pastaj harroni’. Ja ku jemi, nuk kemi zgjedhje përpara dhe ne jo vetëm nuk premtojmë thjesht për vota dhe jo vetëm nuk harrojmë, por ato 83 mandate të atij besimi të jashtëzakonshëm që morëm nga njerëzit, na kanë vënë në pozita pune si kurrë më parë dhe çfarë jam zotuar e konsideroj si minimumin e borxhit moral të PS-së ndaj shqiptarëve. Siç e kemi të shkruar në programin që paraqitëm para zgjedhjeve, paketa fiskale e parashikuar qysh në buxhetin e vitit të ardhshëm do të hapë një kapitull të ri mes sipërmarrjes dhe administratës tatimore.Paqja fiskale e promovuar gjatë procesit elektoral është tanimë një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin dhe rritur besimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes dhe anasjelltas. Dhe do të mbyllim çështjet e vjetra pikërisht për t’i dhënë krah këtij besimi dhe për të forcuar këtë bashkëpunim“, tha Rama.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *