E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Kryemadhi tha se komunikimet e zbuluara së fundmi tregojnë qartë se Balluku, sipas saj, “e ka namin që është garipe dhe bobe” dhe se mesazhet e saj e konfirmojnë këtë sjellje.
Kryemadhi: Mesazhet tregojnë se ajo ndjek urdhrat e Ramës
Duke iu referuar tenderit për të cilin janë bërë publike komunikime të brendshme, Kryemadhi deklaroi se gjithçka fillimisht ishte përgatitur në mënyrë të rregullt, por më pas është ndryshuar me urdhër të kryeministrit.
“Zonja Balluku e ka namin që është garipe dhe bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë. Atij tjetrit i thotë ‘pallosh i gjatë’ dhe e ka në dorë,” – u shpreh Kryemadhi, duke iu referuar Ramës në mënyrë ironike.
Sipas saj, mesazhet e bëra publike tregojnë se tenderi ishte hartuar sipas rregullave, por është modifikuar me urdhër të kryeministrit dhe më pas është zbatuar pikërisht sipas atij urdhri.
“Doli nga mesazhet që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar udhërin e ‘palloshit të gjatë’,” tha ajo.
“I ka qëndruar besnike Ramës”
Kryemadhi shtoi se Belinda Balluku ka demonstruar një besnikëri totale ndaj Edi Ramës, duke e përshkruar këtë marrëdhënie me metaforën:
“Rama në kal, unë në kal; Rama në tokë, unë në tokë.”
Ajo nënvizoi se anulimi i tenderit në fjalë, sipas saj, është rezultat i një ndërhyrjeje të kërkuar nga kryeministri.
“Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës,” tha Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se Balluku nuk ka vepruar në mënyrë të pavarur, por vetëm si zbatues e urdhrave politikë.

Be First to Comment